
Një vajzë e vogël, e cila është alregjike ndaj ujit, mbushet me flluska vetëm pas 15 sekondash pasi bie në kontakt me ujin.
Ivi Angerman, 18 muajshe, nga Minnesota, e cila është e prekur nga një gjendje jashtëzakonisht e rrallë, vuan gjithashtu sa herë ajo qan ose djersitet.
Nëna e Ivyt, Brittany Angerman, 27 vjec, e cila po përpiqet të mësojnë vajzën e saj që të mos qajë, është e shqetësuar për të ardhmen e vogëlushes.
Angerman thotë se e ka shumë të vështirë, “gjendja e saj më thyen zemrën, jam vërtetë e trishtuar”.
Megjithëse ekzitojnë barna të ndryshëm që mund të kontrollojnë gjendjen e pashërueshme të Ivyt, prindërit e saj shqetësohen për faktin se trupi i vogëlushes mund të reagojë keq ndaj tyre.
Foshnja është një nga 50 bartësit e aquagenic urticaria në të gjithë botën.
Urtikaria Aquagenic është një formë e rrallë e urtikarisë, një lloj urtikarie që shkakton skuqje të lëkurës pasi personi bie në kontakt me ujin. /k.k/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





