Transmetuar më 25-02-2018, 14:12

Me serum në duar dhe e lidhur me aparatura, 36-vjeçarja Evisa Preka ka mësuar mbrëmjen e kësaj të shtune, lajmin e kobshëm për familjen e saj.

Pas pyetjeve të shumta dhe insistimit për të ditur se si ishin fëmijët e saj dhe i shoqi, Evisës i është thënë se i kishte humbur që të katërt, në aksidentin tragjik në aksin Shkodër-Velipojë. Ka qenë babai i saj, i cili së bashku me familjarë të tjerë, i kanë qendruar pranë duke i thënë, atë që me zor ua nxuri goja.

Nuk u besonte dot veshëve, nuk donte ta pranonte, duke klithur e vajtuar nga shtrati i krevatit të spitalit, e pafuqishme për të ndryshuar fatin tragjik të familjes së saj.

Për shkak të gjendjes së shokut, mjekët i kanë injektuar qetësues të fortë, në mënyrë që të mos rrezikohet shëndeti i saj dhe aktualisht mbahet me injeksione.

E vetmja e mbijetuar nga familja Preka si pasojë e aksidentit të ndodhur të dielën e kaluar, është vetëm Evisa, e cila humbi të shoqin Edmond 40 vjeç, djalin Rajan vetëm 8 muajsh, dhe dy vajzat Ajsel 5 vjeçe dhe Noemi 10 vjeçe.

Pikërisht Noemi Preka shihej si mundësia e  e fundit e shpresës për familjen e dërrmuar nga fatkeqësia, por edhe ajo ndërroi jetë në spital, dy ditë pas të atit, motrës dhe vëllait. /a.y/noa.al

Aksidenti në Velipojë, famulltari prek me fjalët e tij: Evisa kërkon fëmijët, po e rrejme si vetë jeta

Aksidenti tragjik, infermierja: Babai ishte bërë dysh në makinë, djalin e mora të vdekur

Aksidenti me 4 të vdekur në Velipojë, halla publikon fotot e viktimave në arkivole

Aksidenti me 3 të vdekur, dëshmitarët: Makinën e premë me sëpatë për ti shpëtuar

Tragjedia e Velipojës bëhet më e rëndë, ndërron jetë dhe vajza 10-vjeçare

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd