
Një person ka mbetur i plagosur, si pasojë e rrëzimit nga karroceria e një kamioni.
Ngjarja e rëndë është shënuar këtë të shtunë në Vlorë, ku policia ka vënë në pranga 44-vjeçarin E.Kalemaj, banues në Vlorë për veprën penale “Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt”.
Ai akuzohet se në rrugën Novoselë- Poro ka qenë duke drejtuar një kamion tip “Iveco”, ku nga karroceria e kamionit ka rënë shtetasi E.H., 37 vjeç, i cili për pasojë ka mbetur i dëmtuar.
Fatmirësisht pas mjekimit të marrë në spital 37-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Për të hedhur më shumë dritë mbi këtë ngjarjes, materialet iu referuan Prokurorisë së Vlorës për ndjekje të mëtejshme. /a.y/noa.al
Foto ilustruese
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





