









Moderatorja Floriana Garo po përjeton momentin më të bukur në jetën e saj, pasi për afro një muaj, pritet të sjellë në jetë fëmijën e saj të parë.
Ajo spikati për publikun shqiptar, qysh me daljet e para në ekran, por ndonëse prej muajsh është tërhequr publiku do sërish të dijë për të.
Floriana është zhvendosur në Zvicër, pranë partnerit të saj Enis Daci, ku si fryt i dashurisë mes tyre, pritet të vijë në jetë një vajzë.
Së fundmi në një intervistë për revistën “Who”, Floriana ka zbuluar edhe ushqimet që
ha më shpesh gjatë shtatzënisë dhe ato janë brumërat.
“Mundohem të kujdesem sa më shumë duke ngrënë shumë fruta, po për fat të keq ha
shumë nga gjithçka. Brumërat janë pika ime e dobët edhe pse nuk më bëjnë mirë”, është shprehur Floriana.
Floriana është e angazhuar në dy biznese që ka hapur së bashku me Enisin, një dhomë tregtare dhe një sallon flokësh për meshkuj dhe femra në qytetin e Gjenevës. /a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





