Transmetuar më 25-02-2018, 09:11

Humbje e madhe për kinemanë indiane, ku Bollywood, ka humbur një prej aktoreve më të njohura, e bërë e famshme në nivel ndërkombëtar gjatë viteve 90-të.

Aktorja indiane Sirdevi Kapoor, u nda nga jeta këtë të shtunë në Dubai, si pasojë e një infarkti.

Lajmi u bë i ditur nga vëllai i saj, Sanjay Kapoor. Gjatë karrierës së saj, Sridevi, kishte fituar admirimin e miliona fansave dhe ishte cilësuar si nga publiku dhe nga kritikët si superatari femër në sektorin kinematografik indian, i cili dominohet nga meshkujt.

Mes filmave të saj më të njohur janë “Chandn”i, “Mr. India” dhe “Lamhe”.

Edhe bota e politikës u bashkua në ngushëllimet për të, ku Kryeministri Narendra Modi, u shpreh i pikëlluar për vdekjen e aktores. /a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd