Transmetuar më 25-02-2018, 07:55




Nuk u ka mbijetuar dot plagëve të marra, i riu shqiptar i cili u dhunua egërsisht rreth një javë më parë në Londër, çka bëri të pësojë dëmtime të shumta në kokë.
30-vjeçari Jozef Boçi, ka gjetur vdekjen gjatë ditës së djeshme, e shtunë, në spital.
Ndërkohë lidhur me dhunën që shkaktoi vdekjen e shqiptarit, policia angleze ka arrestuar tre persona me moshë 20, 21 dhe 29-vjeçare.
Boçi jetonte në Catford, ndërsa u rrah egërsisht në rrugën e Greenwichit pas një sherri mes dy grupeve më 17 shkurt.
Hetimet lidhur me këtë rast janë në vijim, për të zbuluar më shumë mbi gjithë sa ka ndodhur. /a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





