Transmetuar më 22-02-2018, 08:41

Dalin detaje të tjera lidhur me shqiptarin e arrestuar dy vite më parë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i akuzuar për veprimtari terroriste.

24-vjeçari Sajmir Alimehmeti i cili njihej edhe si “SAHZH’-meer ah-lee-meh-MEH’-tee”, ka dalë ditën e djeshme në gjykatë.

Ai tha se ka dhënë ndihmë ndaj ISIS, duke garantuar furnizim me armë për sulme.

Në momentin e arrestimit atij ju gjetën armë dhe thika, objekte që shërbenin për të kryer sulme, madje po planifikonte që të ndërmerrte edhe vetë të tillë.

Të riut shqiptar iu gjet dhe një flamur i ISIS dhe materiale propaganduese për terrorizëm.

Alimehmeti u arrestua në maj të vitit 2016 pasi dy agjentë të policisë dhe një punonjës i infiltruar i FBI-së u hoqën sikur ishin mbështetës të ISIS-it dukë e futur në grackë. /a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd