Transmetuar më 21-02-2018, 18:14

Dy shqiptarë kanë rënë në rrjetën e një operacioni antidrogë, i cili u zhvillua në Stamboll të Turqisë.
Gjithçka nisi mbi bazën e disa informacioneve se po bëhej gati për t’u shpërndarë një sasi e konsiderueshme droge.
Autoritetet sekuestruan 200 kilogram kanabis, i llojit skunk, ndërsa në pranga ranë dy shqiptarët.
Njëri prej tyre është nga Kosova, dhe është identifikuar me inicialet D.R, ndërsa personi tjetër nga Shqipëria, është me inicialet J.A.
Ndalimi i tyre u bë gjatë operacionit, në rajonin Küçükçekmece, gati për të shpërndarë lëndën narkotike. /k.k/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





