Transmetuar më 21-02-2018, 17:29

Një burrë nga Çorovoda, Skrapar është dërguar pa shenja jete në spitalin e Beratit gjatë ditës së djeshme.
Mësohet se viktima E.M., 58 vjeç, banues në Çorovodë është gjetur i pa jetë nga familjarët e tij në banesë të cilët e kanë dërguar më pas me urgjencë në spital.
Fatkeqësisht për 58 vjeçarin ka qenë shumë vonë mbërritja në spital pasi ai kishte ndërruar jetë kohë më përpara.
Nga veprimet e kryera nga bluzat e bardha rezultoi se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale, si pasojë e një arresti kardiak.
Lidhur me ngjarjen materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për ngjarje aksidentale. /b.l/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





