
Një djalë i ri nga Kruja ka përfunduar në qelinë e paraburgimit, pasi i është sulur nënës së tij duke ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj saj.
Burime nga policia bëjnë me dije se është bërë arrestimi në flagrancë i 21 vjeçarit A.Ç., me banim në Krujë.
Arrestimi i tij u bë pasi në banesë ka goditur me grushta dhe e ka kanosur me fjalë nënën e tij, 58 vjeçaren D.Ç., duke bërë që kjo e fundit ta denoncojë në polici.
Dyshohet se gjithçka ka nisur pas një debati me fjalë për motive të dobëta ku djali ka humbur kontrollin dhe është lëshuar ndaj të ëmës duke i shkaktuar lëndime të lehta në trup.
Në ngarkim të tij materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprën penale “Dhunë në familje”./b.l/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





