Transmetuar më 21-02-2018, 10:22

Digjet gjatë natës mes të martës dhe të mërkurës, makina e anëtarit demokrat të Këshillit Bashkiak Tepelenë.

Automjeti është djegur teksa ka qenë i parkuar, ndërsa rezulton se është në pronësi të avokatit Xhaferr Meçe.

Paraprakisht dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme, ku mendohet se makina është spërkatur me lëndë djegëse dhe i është vënë zjarri.

Meçe ka qenë kryetar i Partisë Demokratike Tepelenë, ndërsa aktualisht është anëtar i Këshillit Bashkiak.

Lidhur me këtë ngjarje hetimet janë në vijim, ndërkohë që hetimet janë në vijim. /a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd