Transmetuar më 21-02-2018, 08:09

Prej kohësh Kryeministri Edi Rama e nis ditën duke publikuar fotografi apo video në profilin e tij në Facebook, duke u ndalur në çështje të caktuara.

Por ditën e sotme ai ka zgjedhur Divjakën, duke publikuar një video.

Bëhet fjalë për një plantacion shegësh, të krijuar mbi tokat e kripëzuara të Divjakës.

“Mirëmëngjes dhe me këto pamje spektakolare të një plantacioni të ri shegësh që ka lindur mbi tokat e kripëzuara të Divjakës, si pjesa e parë e një projekti të madh transformues aty ku deri dje nuk mbillej dot asgjë, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama. /a.y/noa.al