Transmetuar më 20-02-2018, 15:53

Velipoja ishte në zi sot, pasi tre pjesëtarë të familjes Preka u përcollën për në banesën e fundit.
Mes dhimbjes e lotëve, babai dhe dy fëmijët e
tij, që humbën jetën në aksidentin tragjik të pak ditëve më parë, u ndanë përfundimisht
me të afërmit.
Por tragjedia e kësaj familjeje ka shkuar përtej
imagjinatës, pasi nëna dhe një prej vajzave ndodhen në gjendje të rëndë në
spital.
Mjekët thonë se kanë pak shpresë për të miturën,
ndërkohë kryefamiljarja nuk di asgjë për fatin e dy fëmijëve të tjerë dhe bashkëshortit.
Aksidenti ndodhi ditën e dielë, dhe ende janë
të paqarta shkaqet. /k.k/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





