
Ish-Kryeministri Sali Berisha, me rastin e 27-vjetorit të rrëzimit të komunizmit, e cila kujtohet me rrëzimin e monumentit të Enver Hoxhës nga sheshi “Skënderbej” në Tiranë, ka mbajtur një fjalë të veçantë.
Në konferencën “Ju flet Radio”, Berisha e ka cilësuar lëvizjen studentore si energji dhe forcë njerëzore nukleare.
Sipas tij, lëvizja studentore u bë promotor kryesor dhe në datën 20 shkurt.
"Shqipëria mund të them se ishte një energji njerëzore nukleare, forcë njerëzore nukleare. Ajo mori drejtimin e duhur dhe pati vetëm një të plagosur me snajper, nuk pati asnjë thyerje. Ishte protesta më paqësore”, u shpreh Berisha.
Më tej shtoi se qëllimi kryesor i Partisë Demokratike, ishte rrëzimi i kultit të Enver Hoxhës. /a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





