Transmetuar më 20-02-2018, 09:03

Një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar, është vënë në prangat e policisë kufitare të Qafë Thanës, në Pogradec.

Gjatë mbrëmjes së djeshme, e hënë, u bë arrestimi provizor me qëllim ekstradimi drejt Kroacisë, i shtetasit në kërkim ndërkombëtar Remzi Emruli, 45 vjeç.

I arrestuari është nga Tetova e Maqedonisë, ndërsa mandati i arrestit ndaj tij u zbulua, gjatë kontrollit të të dhënave në sistem.

Ndaj i Emrulit u bë pasi, Gjykata e Zagrebit, në 28 nëntor 2017, ka nxjerrë urdhër arresti për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”. /a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd