Transmetuar më 19-02-2018, 20:54

Një burrë ka ikur nga shtëpia pa lënë asnjë gjurmë, dhe duke alarmuar familjarët.
Ka qenë bashkëshortja e tij e cila ka bërë denoncimin në Drejtorinë e Policisë së Tiranës.
Shtetasja I.T, 43-vjeçe, ka bërë kallëzim se është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer bashkëshorti, P.T, 49 vjeç.
Ndërkohë, policia është vënë në lëvizje për të rënë në gjurmët e tij, por kërkohet edhe bashkëpunimi i qytetarëve.
Çështja i ka kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për hetime të mëtejshme. /k.k/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





