
Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha në një deklaratë për mediat ka folur nga selia blu se nesër do të thërrasë në një mocion me debat për Kryeministrin Rama.
Gjatë fjalës së tij, Basha deklaroi se mijëra familje shqiptare janë hequr nga ndihma ekonomike ndërsa akuzoi kryeministrin Rama se me vullnetin e tij jemi kthyer në vendin e vetëm në Europë që çojmë drejt emigracionit mijëra shqiptarë.
“Mijëra familje shqiptare janë hequr nga ndihma ekonomike. Përjashtimi është kriminal. Jemi vendi i vetëm në Europë që ka çuar drejt emigracionit me vullnetin e Ramës kryeministër mijëra shqiptarë.
Rama po përdor metoda naziste, spastrimi ndaj shqiptarëve. Një prej tyre është heqja nga skema e ndihmës ekonomike. U bëj thirrje mediave ta vendosin këtë “Holokaust” në qendër të vëmendjes së tyre”, shprehet Basha.
Më tej kryedemokrati deklaroi se, “Ministrja është në kushtet për t’u çuar për ndjekje penale, sepse ka shpërdoruar detyrën, sepse nuk na ka dhënë informacion brenda dy javëve për skemën dhe kriteret e ndihmës. PD do të kërkojë mocion me debat për këtë skenar naziskin të Ramës”. /b.l/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





