
Ish-ministri i Transporteve Edmond Haxhinasto është thirrur sot për t’u marrë në pyetje në Prokurorinë e Krimeve të Rënda.
Haxhinasto po pyetet për çështje që lidhen me vendimmarrjen kur ka qenë Ministër i Transportit dhe Infrastrukturës.
Dëshmia e tij vjen pas arrestimit të ish-zyrtarëve të lartë të Autoritetit Rrugor Shqiptar, Dashamir Xhika dhe Andi Toma, të vënë nën akuzë për abuzime lidhur me rrugën Tiranë-Elbasan dhe rrugën e Gjinarit.
Duke folur për mediat pak ditë më parë ai tha se gjithë veprimtaria e tij është bërë mbi bazën e dokumenteve.
“Të verifikohen, unë jam i gatshëm. Por gjithashtu duhet t’ju them se koha e drejtësisë popullore kur ngriheshin thashethemnaja dhe njerëzit goditeshin qoftë moralisht, qoftë fizikisht ka përfunduar bashkë me sistemin e kaluar. Unë jam këtu, do jem këtu. Nëse kjo do të degjenerojë në goditje politike, unë do t’i përgjigjem politikisht shumë rreptë”, deklaron ish-ministri. /a.y/noa.al
Hetimi për "Tiranë-Elbasan", Haxhinasto: Po më goditën politikisht, do përgjigjem
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





