Transmetuar më 19-02-2018, 12:13

Një person ndodhet në gjendje të rëndë si pasojë e një aksidenti të shënuar paraditen e sotme në Tiranë.

Aksidenti u shënua pranë Universitetit të Sporteve, paraditen e sotme, ku një makinë me targa të huaja përplasi një kalimtar.

Më konkretisht rreth orës 10:10 të kësaj të hëne, në rrugën “Muhamet Gjollesha”, mjeti tip Volksvagen me drejtues 28-vjeçarin A.P., ka aksidentuar një këmbësor.

I plagosuri është 58-vjeçari G.M., i cili u transportua në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Sakaq grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme për përcaktimin e shkakut të aksidentit, pamje të të cilit mund ti shikoni në video dhe fotografi.

Nga ana e policisë është bërë shoqërimi i drejtuesit të mjetit, ndërkohë që hetimet janë në vijim. /a.y/noa.al 

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd