Transmetuar më 19-02-2018, 12:07

Gjykata e Apelit në Durrës ka lënë në fuqi masën "arrest me burg" për ish kreun e ARRSH, Dashamir Gjikën, zv/drejtorin Andi Toma dhe administratorin e firmës Agron Hysa. 

Ata akuzohen për "shpërdorim detyre" dhe "korrupsion" me tenderin e aksit rrugor Elbasan- Gjinar.

Avokati i Andi Tomës kërkoi pavlefshmërinë e vendimit të gjykatës së Elbasanit, pasi sipas tij është i paarsyetuar.

"Prokurori i ka mbledhur provat në mënyrë manipulative. Klienti akuzohet për 5 miliard lekë abuzim, por kjo nuk është e vërtetë dhe është gënjeshtër. Prokurorja duhet të vërtetojë nëse i ka shkaktuar dëm dhe çfarë dëmi", tha ai.

Në seancën gjyqësore për rivlerësimin e masës së sigurisë, trupa gjykuese vendosi të lërë në fuqi ‘arrestin me burg’ të vendosur Gjykata e Elbasanit, vendim që është apeluar nga mbrojtja në Gjykatën e Apelit në Durrës.

"Arrest me burg" Apeli i Durrësit vendosi edhe për Rexhep Tarban (mbikqyrës i punimeve në rrugën e Gjinarit),  ndërkohë për Kujtim Hysën dhe Rezarta Bokçiun u vendos detyrim paraqitje. 

Gjashtë persona të tjerë janë shpallur në kërkim nga prokuroria. Në këtë çështje akuzohen gjithsej 11 persona për të cilët prokuroria ka kërkuar caktimin e masave të sigurisë në gjykatë. /b.l/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd