Transmetuar më 19-02-2018, 07:42

Një djalë i ri është gjetur i vdekur në rrethana të mistershme në makinën e tij.

Trupi i pajetë i 22-vjeçarit Marikled Çypi, u gjet nga familjarët në makinën e tij në fshatin Gramëz të Fushë Krujës.

Ngjarja është shënuar në orët e vona të mbrëmjes së të dielës, ku familjarët të shqetësuar se djali nuk po kthehej kanë dalë për ta kërkuar.

Por ata e kanë gjetur të riun, krejt ndryshe nga ç’e prisnin, të vdekur në sedijen e makinës.

Trupit të pajetë të të riut pritet t’i bëhet ekspertiza mjeko-ligjore, ndërkohë që policia vijon punën për zbardhjen e rrethanave të vdekjes. Paraprakisht dyshohet për vetëvrasje, pasi pranë viktimës u gjet dhe një pistoletë.

Mësohet se 22-vjeçari kishte vetëm pak ditë që ishte kthyer nga Italia. /a.y/noa.al

Foto ilustruese

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd