
Një shqiptar nuk iu bind urdhrit të policisë greke për
të ndaluar, dhe shtoi shpejtësisë për t’iu shmangur kontrollit.
Po autoritetet e vendit fqinj u vunë në ndjekje të
tij, teksa shqiptari 29-vjeçar po ecte me shpejtësi të madhe
Por gjatë ndjekjes mjeti ka dalë nga rruga në Kompoti, Artë, nga ku është bërë i mundur edhe arrestimi i të riut shqiptar, që ishte drejtuesi i mjetit, dhe personi që e kishte marrë me qera, po shqiptar i moshës 23 vjeç.
Pas kontrollit në makinë, u gjetën 98 pako me 161 kg marijuane. Sipas të dhënave të para, mjeti ishte marrë me qera nga një shqiptar 23-vjeçar, i cili ka përfunduar në pranga. /k.k/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





