Transmetuar më 17-02-2018, 10:37

Vala e ndryshimeve në Policinë e Shtetit ka prekur edhe drejtorinë e Policisë së Shkodrës.

Mësohet se pas emërimit të Gjovalin Lokës si Drejtor i Departamentit për Sigurinë Publike, vendin e tij e ka zënë Vehbi Bushati.

Gjovalin Loka që mbante postin e drejtorit të Shkodrës, është emëruar pak ditë më parë drejtor për rendin në Policinë e Tiranës.

Loka prej vitesh mbante detyrën e kreut të Policisë së Shkodrës. Ai është një ndër oficerët e vjetër të Policisë së Shtetit.

Ndryshimet e ndodhura pak ditë më parë

Në krye të drejtorisë së Kufirit dhe Emigracionit në Tiranë është vendosur një femër. Drejtues në këtë pozicion do të jetë Enkelejda Tosku.

Ndërsa Bledar Çeliku nga Drejtor i Policisë Lezhë emërohet në Task Forcën e Policisë së Shtetit.

Pas ndryshimit që është bërë në policinë e Tiranës, mësohet se Ardi Veliu ka firmosur këto ndryshime:

Aida Hanaj, zv/drejtore e Policisë së Shtetit

Rebani Jaupi drejtori i menaxhimit të të dhënave në Policinë e Shtetit

Gjovalin Loka, drejtor i Rendit në Policinë e Shtetit

Altin Qato, drejtor i Policisë Elbasan

Enkelejda Tosku, drejtore e Kufirit në Tiranë

Bledar Çeliku, drejtor i Njesesi se Task-Forcës. /b.l/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd