
Sot shënohet 10 vjetori i shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Për nder të kësaj dite do të ketë aktivitete të ndryshme në të gjitha komunat e Kosovës.
Ditën e djeshme në nder të kësaj dite të veçantë historike për popullin shqiptar u organizuan një sërë aktivitetesh, gjë që parashikohen edhe përgjatë kësaj të shtune.
Ndër mysafirët e ardhur në Prishtinë, është edhe kryeministri Edi Rama. Dje presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dekoroi me medalje presidenciale, kryeministrin Rama për kontributin që ka dhënë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.
Dhjetë vjet më parë, kuvendi i Kosovës përmes një deklarate të nënshkruar nga deputetët e republikës së Kosovës, veç atyre serbë, shpallën Kosovën shtet të pavarur dhe sovran, duke u realizuar dëshira e shqiptarëve për të fituar pavarësinë.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





