
Thyen heshtjen dhe reagon për herë të parë pasi Departamaneti Amerikan i Shtetit i refuzoi të drejtën për të hyrë në SHBA.
Ish-Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Lalla i është përgjigjur interesit të “Wall Street Jornal”, ku ka mohuar kategorikisht akuzat për korrupsion.
Sipas tij, ambasadori Lu ka keqinformuar Departamentin e Shtetit.
Llalla shkon edhe më tej kur thotë se Donald Lu ka fyer atë personalisht, familjen e tij dhe gjithë gjyqtarët dhe prokurorët, duke i trajtuar si kriminelë.
“Vendimi ka ardhur si pasojë e keqinformimit që ambasadori Lu i ka bërë Departamentit të Shtetit. Lu më ka fyer mua, familjen time gjithashtu dhe gjithë trupën e prokurorëve dhe gjyqtarëve në Shqipëri. Lu na ka trajtuar si kriminelë, duke na denigruar publikisht dhe personalisht”, tha ai.
Gjithashtu ish-Kryeprokurori është shprehur se kurrë nuk është vënë nën hetim nga autoritetet shqiptare.
DASH, me anë të një deklarate është shprehur se arsyeja e vendimit lidhet me përfshirjen e Lallës në çështje të mëdha korrupsioni. /k.k/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





