Transmetuar më 16-02-2018, 18:39

Një vajzë e re në Librazhd, është denoncuar nga familjarët e saj në polici e zhdukur. 

Gjatë ditës së djeshme babai i saj, D.O., 58 vjeç, banuese në Përrenjas, ka kallëzuar në polici, se i është larguar nga banesa vajza e tij 22 vjeçe M.O.

Babai i saj tha para uniformave blu gjatë ditës së djeshme se e bija është zhdukur nga banesa pa lënë gjurmë dhe se ai nuk di ku ta kërkojë.

Pavarësisht kërkimeve të tij tek të afërmit apo shoqet e saj, e reja nuk dihet se ku është, duke u shprehur i shqetësuar për fatin e të bijës.

Pas denoncimit të bërë nga babai i të zhdukurës, policia vijon punën për gjetjen dhe kthimin e 22 vjeçares në banesë, ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme./b.l/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd