
Një grua ka tentuar t’i japë fund jetës ditën e sotme në mënyrë tragjike duke u hedhur në liqen.
Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur "Ura e Drinit të Zi", ku shtetasja me inicialet Z.S., rreth 48 vjeçe, banuese në Xhaf-Zotaj, Durrës, është hedhur në liqenin e Fierzës.
Në momentin që 48 vjeçarja është hedhur nga ura, fatmirësisht është parë nga një qytetar i rastit i cili ka bërë të mundur nxjerrjen e saj nga uji.
Menjëherë pas kësaj Z.S., është dërguar me urgjencë në spitalin e Kukësit ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore, ndërsa raportohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Nga hetimet paraprake dyshohet se 48 vjeçarja vuan nga depresioni, arsye që të lënë të mendosh se për këtë shkak mund të ketë marrë edhe këtë akt të rëndë për jetën.
Policia dhe grupi hetimor po punojnë për përcaktimin e shkaqeve të plota të ngjarjes./b.l/noa.al/
Foto arkiv
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





