Transmetuar më 16-02-2018, 17:19

Një vdekje e mistershme i ka ndodhur një personi në qytetin e Durrësit. Viktima është shtetasi me inicialet Q.M., 72 vjeç.

Gjatë ditës së djeshme viktima është gjetur në banesën e tij në lagjen nr. 17, të qytetit bregdetar, pa shenja jete.

Burime policore bëjnë me dije se në trupin e të moshuarit nuk janë konstatuar shenja dhune.

Nga veprimet e kryera, rezultoi se vdekja e 72 vjeçarit të ketë ardhur nga shkaqe natyrale, kjo edhe për shkak të moshës.

Lidhur me këtë rast, materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës. /b.l/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd