
Pas kryeministrit Edi Rama dhe presidentit Ilir Meta lidhur me arritjen e demarkacionit mes Malit të Zi dhe Kosovës ka reaguar edhe kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.
Përmes një statusi në rrjetin e tij social Facebook, Basha ka përshëndetur arrtitjen e kësaj marrëveshje, duke e cilësuar si lajmin më të mirë për Kosovën në këtë 10 vjetor të Pavarësisë.
“Përshëndes arritjen e marrëveshjes mes presidentit të Kosovës dhe atij të Malit të Zi. Në këtë përvjetor të dhjetë të pavarësisë ky eshte një lajm i mirë për Kosovën.
Marrëveshja është një akt i qartë i bashkërendimit të Kosovës me aleatët tanë euroatlantikë.
Shpreh bindjen se votimi i saj në Parlamentin e Kosovës meriton vlerësimin e duhur nga institucionet europiane dhe se do të shpejtojë hapat e Kosovës drejt integrimit europian”, shzkruan Basha./b.l/noa.al/
Demarkacioni me Malin e Zi, Rama: Uroj të mbyllet sa më parë, rrugës për Prishtinë
Marrëveshja për demarkacionin, Meta: Pranverë europiane për Kosovën
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





