Transmetuar më 15-02-2018, 22:02

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj, ka deklaruar se javën e ardhshme do të ketë një sërë arrestimesh që lidhen me grabitjen dhe tjetërsimin e pronave publike në vend.
I ftuar në emisionin Opinion përballë Blendi Fevziut, Xhafaj u shpreh se “Prokuroria e Përgjithshme ka përfunduar një sërë hetimesh dhe javën që vjen do të nisin gjyqet për disa persona”.
Xhafaj tha se kemi disa çështje penale, në bashkëpunim me Prokurorinë, në rrethet Kavajë, Durrës, si dhe ka një proces hetimi në Lezhë, por do ta shtrijmë në Vlorë dhe gjithë vijën bregdetare.
Më poshtë deklarata e plotë e Xhafës:
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





