Transmetuar më 15-02-2018, 20:40

Nëse do dilte në treg, sasia prej 6 kilogram kokainë do të kapte vlerën e mbi gjysmë milion euro.

Lënda narkotike iu kap dy shqiptarëve, të cilët janë arrestuar pas një operacioni i cili nisi në Këln, në perëndim të Brescias, nga karabinierët e kompanisë Chiari.

Sipas informacioneve të policisë, në një banesë kishte hyrje të shpeshta të personave të ndryshëm, dhe kjo shërbeu si indicie për të kryer konrolle.

Aty jetonin dy shqiptarët që e kishin marrë apartamentin me qera.

Kjo ka bërë që dyshimet të rriten dhe të merrej në vendim për kontroll në banesën e tyre. Pas vëzhgimit karabinierët zbuluan në garazhin e shtëpisë shtatë pako kokainë në formë cokollate, dhe katër pako amoniak (substancë që përdoret për të prerë drogën), ndërsa në shtëpi, nën frigorifer, u gjetën edhe njëqind gramë tjetër.

Sipas karabinierëve, dy tregtarët kishin krijuar gjithashtu një derë të vogël të fshehur në makinë (një Passat) për të transportuar drogën të qetë. /k.k/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd