
Në mesin e debatit për shembjen e
Teatrit Kombëtar, janë publikuar disa fotografi të cilat tregojnë gjendjen e
mjerueshme të këtij institucioni kulturor.
Në fakt i tillë mund të quhet në letër,
sepse realiteti na ofron një panoramë të zymtë, e cila nuk i shkon aspak përshtat
një monumenti të tillë.
Objekte të vjetra, mure të çarë, dërrasa
të kalbura, është kjo panorama brenda Teatrit Kombëtar.
Godina ekzistuese, e ndërtuar që para
Luftës së Dytë Botërore, është e rrënuar dhe nuk ofron as kushtet minimale për
aktorët ashtu edhe për spektatorët artdashës.
Për të ardhur keq se si është katandisur një prej institucioneve i cili duhet të ishte model për nga infrastruktura. /k.k/noa.al/





Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





