
Me 86 vota pro, dhe 1 kundër, deputetët në Parlament kanë miratuar me procedurë të përshpejtuar ligjin për vetingun në radhët e Policisë së Shtetit.
Vetingu në Polici ka për qëllim kontrollin e figurës së çdo efektivi, dhe pastrimin e personave të dyshuar që kanë mbajtur veshur uniformën e policisë.
Gjithashtu, në seancën e sotme ka kaluar edhe projektligji për bursën e energjisë, i cili ka marrë edhe 5 vota nga Lëvizja Socialiste për Integrim.
Këta të fundit bashkuan votat me socialistët, duke krijuar idenë e një “përçarjeje” brenda spektrit politik.
Pro për të projektligj votuan Edmond Haxhinasto, Edmond Panariti, Nasip Naço, Shezai Rrokaj dhe Viktor Tushaj. /k.k/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





