
Është përfolur shumë në faqet rozë për marrëdhënien mes moderatores së njohur Ilda Bejleri, me deputetin e Partisë Demokratike, Klevis Balliu.
Deri tani asnjëri nuk ka pranuar të flasë rreth
kësaj çështje. E ftuar sot te
“Rudina”, Ildës iu shfaqën sërish këto foto në ekran të cilat kur i pa,
moderatorja qeshi dhe tha:
“Nuk është momenti për të folur për jetën time
private”. Por Rudina insistoi që Ilda të zbulonte më shumë duke u shprehur se
të gjithë thonë se ata janë të lidhur.
“Klevisin e njoh, e kam mik, është një
person me shumë vlera, një shok shumë i mirë”, u shpreh Ilda duke folur kështu
për herë të parë për Klevisin edhe pse duke përdorur termin “shok”.
“Nuk është momenti për të folur për ne
të dy sepse jam vënë gjithmonë në qendër të vëmendjes për të tilla gjëra”,
përfundoi moderatorja.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





