
Pas Altin Qatos që është emëruar Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë së Elbasanit, të tjera ndryshime janë bërë në postet drejtuese të Policisë së Shtetit.
Gjovalin Loka mbante postin e drejtorit të Shkodrës, është emëruar drejtor për rendin në Policinë e Tiranës. Emërimi në këtë detyrë është bërë ditën e sotme.
Loka ka marrë pozicionin e Altin Qatos, i cili aktualisht mban detyrën e Drejtorit të Policisë së Elbasanit, pasi u komandua në këtë detyrë pas ngjarjeve të rënda që ndodhën.
Loka prej vitesh mbante detyrën e kreut të Policisë së Shkodrës. Ai është një ndër oficerët e vjetër të Policisë së Shtetit.
Në krye të drejtorisë së Kufirit dhe Emigracionit në Tiranë do të jetë një femër. Drejtues në këtë pozicion do të jetë Enkelejda Tosku.
Ndërsa Bledar Çeliku nga Drejtor i Policisë Lezhë emërohet në Task Forcën e Policisë së Shtetit.
Pas ndryshimit që është bërë në policinë e Tiranës, mësohet se Ardi Veliu ka firmosur këto ndryshime:
Aida Hanaj, zv/drejtore e Policisë së Shtetit
Rebani Jaupi drejtori i menaxhimit të të dhënave në Policinë e Shtetit
Gjovalin Loka, drejtor i Rendit në Policinë e Shtetit
Altin Qato, drejtor i Policisë Elbasan
Enkelejda Tosku, drejtore e Kufirit në Tiranë
Bledar Çeliku, drejtor i Njesesi se Task-Forcës
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





