Transmetuar më 15-02-2018, 14:35

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar para pak minutash në qytetin e Lezhës.
Persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar me armë zjarri, ndërkohë që ende nuk dihen rrethanas e ngjarjes.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen Sheher të Lezhës, ndërsa ende nuk dihet nëse ka persona të lënduar apo jo.
Sipas informacioneve paraprake mësohet se deri tani një person është ndaluar nga policia dhe dy të tjerë janë shpallur në kërkim.
Policia dhe grupi hetimor të cilët ndodhen në vendin e ngjarjes kanë nisur punën për zbardhjen e plotë të saj./b.l/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





