
Kryeprokurorja e Përgjithshme, Arta Marku e pranishme sot në analizën e Prokurorisë së Tiranës, ka bërë një deklaratë të fortë, lidhur me cilësinë e hetimeve.
Në fjalën e rastit ajo tha se në dimensionin cilësor rezultojnë dukshëm, hetime pa cilësi, sporadike të pa organizuara dhe me mungesë vizioni për t’u fokusuara në prioritetet që ka patur dhe ka prokuroria në luftën kundër krimit.
Sipas saj, prokurorët me kurajo dhe guxim duhet të fokusohen tek hetimi i çështjeve me karakter sensitiv dhe impakt në publik, si korrupsioni në të gjitha fushat dhe nivelet e çfarëdo lloji, abuzimi me pushtetin nga nëpunësit publik, lufta kundër drogës dhe grupeve kriminale që organizojnë dhe financojnë kultivimin, shpërndarjen e drogave në qytetin e Tiranës.
Kryeprokurorja deklaroi se duhet identifikim dhe hetim i personave me rekorde kriminale, me pasuri e stil jetese që nuk reflektojnë të ardhurat e tyre të ligjshme, kanë qëllim krijimin e kushteve për të regjistruar çështje penale për ‘Pastrim të produkteve kriminale” dhe ndëshkimin e subjekteve aktive por dhe sekuestrim dhe konsfiskim të asteve të vëna me burime kriminale.
“Duhet të ketë rritje të bashkëpunimit me shërbimet e policisë gjyqësore për të analizuar çështjet e vjetra të pezulluara, kjo me qëllim rifillimin e tyre dhe ndëshkimin e autorëve, si një fillim i mirë për të rritur besimin e publikut tek agjencitë e zbatimit të ligjit dhe organet e drejtësisë”, u shpreh Marku.
Ajo nxiti prokurorët për të filluar hetime kryesisht, duke shfrytëzuar çdo informacion që mund të merret, nëpërmjet mediave apo burimeve të ndryshme informative.
Sipas kryeprokurores së përkohshme, pavarësia e prokurorit është një prerogativë kushtetuese dhe ligjore që duhet të ushtruar me përgjegjësinë me të madhe nga çdo prokuror i çdo niveli qoftë.
“Është një prerogativ që ju shumëfishon obligimin për t’u thelluar në ushtrimin e përgjegjësive tuaja në ushtrimin e ndjekjes penale dhe përfaqësimin e akuzës”, tha ndër të tjera Arta Marku. /a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





