Transmetuar më 15-02-2018, 12:59

Dy persona të armatosur dhe me maska kanë grabitur pronarin e një lokali në Patok të Kurbinit.

Ngjarja ka ndodhur gjatë natës mes të mërkurës dhe të enjtes, kur Seit Sinani 67 vjeç, sapo kishte mbyllur lokalin në zonën e Lagunën e Patokut, pak pas mesnate.

Ai po kthehej në shtëpi bashkë me të shoqen, kur grabitësit i kanë prerë rrugën dhe i kanë vendosur armën në kokë.

Më tej ata i kanë marrë rreth 5 milionë lekë të vjetra, para të siguruara nga xhiroja e lokalit.

Më pas autorët e dyshuar janë larguar me shpejtësi me një makinë, duke humbur gjurmët.

Sinani ka lajmëruar direkt policinë, duke denoncuar gjithë çfarë i kishte ndodhur.

Sakaq uniformat blu kanë bërë shoqërimin e disa personave të dyshuar, banorë të zonës, si dhe ka ngritur pika të shumta postblloku. /a.y/noa.al

Foto ilustruese

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd