Transmetuar më 15-02-2018, 11:57

Ish-Kryeministri Sali Berisha në seancën e sotme parlamentare i është kthyer ashpër Kryeministrit Edi Rama lidhur me ligjin për Arsimin e Lartë.

Ai tha se Edi Rama merr çanta me para për favoret që iu bën universiteteve private duke shkatërruar Universitetin Publik të Tiranës.

“Injorantët këtu pas meje nuk dinë as ta lexojnë ‘Pisën’.  Këta nuk kanë asnjë gjë të përbashkët me arsimin, shkollën, inteligjencën. Me një urrejtje patologjike teatrore është vërsulur këto ditë kundër universiteteve. A e dini se me atë ligj që ky mburret se ka vendosur për fëmijët tuaj, ka tarifat më të larta të kontinentit europian, deri në 7 herë më të larta se në çdo vend tjetër, përjashtuar këtu Britaninë e Madhe?! A e dini se me ligjin që bëri, paratë e taksave tuaja jua kalon universiteteve që i sjellin me çanta, eurot në zyrë?!”, u shpreh Berisha.

Sipas tij, ka pesë vite që ka ndaluar doktoraturat në universitete publike dhe ato vazhdojnë pa asnjë ligj në universitetet private, vetëm se mbajnë me 8 mijë euro për copë.

Sipas tij, Edi Rama pasi dështoi të emërojë rektorin me “Shullazët e tij” shkoi dje dhe foli me gjuhën e Shullazit para trupës së akademikëve edhe Shullazi do ta kishte lakmi atë gjuhë që përdori. /a.y/noa.al 

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd