
Deputeti i Partisë Demokratike, Edmond Spaho ka theksuar se kjo forcë politike është në mbështetje të kërkesave të pedagogëve dhe të artistëve. Nga foltorja e Kuvendit, deputeti Spaho tha se kryeministri Rama duhet të dëgjojë pretendimet e pedagogëve sa i takon ligjit për arsimin e lartë. Sakaq deputeti demokrat i bëri thirrje Ramës që të ketë parasysh faktin se "Kur të fillojë të presë koka, duhet të përballet edhe me reagimin e tyre".
"Pedagogët e UT kanë ngritur probleme për mënyrën sesi funskion ky universitet dhe kjo nuk mund të fshihet me retorikën e kryeministrit. Ju atje nuk shkuat për bravat, se nëse kryeministri shkon të takohet me ta për bravat se nëse është kështu na ka marrë lumi. E ka marrë lumi gjithë vendin. Deabati nuk ishte dhe nuk është për bravat, por për ligjin e arsimit të lartë.
Më e pakta që mund të bëhet është të dëgjohen dhe më pas të jepen shpjegime. Pedagogët kanë pretendime për autonominë e universitetit. Problemi nuk është për ato ditë që iu vonuan pagat, por problemet e vërteta që ka ky universitet. Në UT ka kapacitete të mëdha, pedagogët e UT duhet të quhen elitë, dhe jo kryeministri, apo ministrat tuaj", u shpreh Spaho.
Pas kësaj ka ardhur edhe kundërpërgjigja e kryeministrit Edi Rama i cili i është përgjigjur akuzave të opozitës në lidhje me debatin për reformën e arsimit të lartë dhe takimin që zhvilloi me Senatin e Universitetit të Tiranës. Gjatë fjalës së tij, Rama tha se qeveria nuk ka asnjë të drejtë dhe detyrim të administrojë UT, pasi kjo i përket bordit të Universitetit.
"Në bazë të ligjit të arsimit të lartë, qeveria nuk ka asnjë të drejtë dhe detyrim të administrojë Universitetin e Tiranës, pasi kjo është kompetencë ligjdore e bordit të këtij universiteti. Në bazë të ligjit të ri, bordi i universitetit është i ndarë. Ata që kanë detyrim të bëjnë letrat në UT, nuk bëjnë detyrën. Ne morëm një shqetësim nga një grup pedagogësh dhe shprehëm gadishmërinë të takohemi me gjithë senatin e universitetit, pasi ne nuk mund të hyjmë në një diskutim të brendshëm që është legjitim. Ne nuk u mblodhëm për bravën profesor. Rezervat për ligjin janë çështja e tyre”, dekalroi Rama.
Ndër të tjera kryeministri tha se “prerja e kokave” në Universitetin e Tiranës e kërkon dekanati.
“’Prerjen e kokave’ në Universitet e kërkon dekanati, janë 4 dekanë me në krye Dhori Kulen. Studentët kërkojnë shkarkimin e rektorit, prandaj kërkojnë ndërhyrjen e qeverisë. Rektori grindet m,e kryetarin e bordit të administrimit dhe përfundon puna në cështje bravash, kush ka bravën. Ndërrohen bravat në Universitet", tha Rama./b.l/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





