Transmetuar më 15-02-2018, 11:00

Një vallëzim ditën e dasmës nën tingujt e “Perfect” apo “Thinking Out Loud”, të performuara live, nuk do ishte keq.

Është kjo dëshira e princit Harry të Anglisë, për dasmën e parashikuar për të mbajtur në 19 maj, me aktoren amerikane Meghan Markle.

Mediat angleze shkruajnë se Harry, i ka kërkuar personalisht Ed Sheeran që të performojë në martesën e tij.

Këngëtari është mik i ngushtë me kushërirën e tij, princeshën Beatrice.

I pyetur disa kohë më parë nga mediat, nëse do jetë i pranishëm, Harry tha “Po, pse jo!”

Ndërkohë në vitin 2011 në dasmën e princit William dhe Kate performoi Ellie Goulding, ish e dashura e Sheran. /a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd