
Ai vendosi që të hiqte dorë nga dy gjërat të cilat konsumonte më tepër në jetën e tij, kafen dhe alkoolin. Po flasim për një inxhinier nga New York-u, Tobias Van Schneider i cili nuk konsumoi alkoolin dhe kafen për dy vite rresht dhe rezultatet ishin të habitshme.
"Nëse ka një gjë që e vura re shumë shpejt, ajo është mungesa e bashkëveprimit shoqëror që sjell dieta ime e re. Kur një grup njerëzish më kërkon të bashkohem me ta për të pirë, them JO, sepse nuk dua të merrem me thashetheme pasi jam person i matur", u shpreh Tobias.
Më pas ai prabnoi se alkooli e bënte më të stresuar, përfshirë shancet për të patur ankth apo për të shkaktuar probleme.
Lënia e alkoolit ndikoi pozitivisht dhe në ekonominë e tij pasi kurseu 1 mijë dollarë në muaj, si dhe bënte gjumë të rregullt.
E njëjta gjë ndodhi dhe me kafen, moskonsumimi i së cilës e bënte të ngrihej më i relaksuar dhe energjik.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





