






Vetë Rita është gjithmonë entuziaste kur bëhet fjalë për Kosovën apo për Shqipërinë. Me gjithfarëlloj publiku me të cilin është mësuar nëpër botë, me sa duket askund nuk ka gjetur si në Kosovë apo Shqipëri.
Vetë postimi i fundit i Rita Orës na lë të kuptojmë se këngëtarja e njohur mezi e pret ngjitjen në skenën e sheshit të Prishtinës.
Dhe nuk është vetëm performanca ajo që do ta bëjë të veçantë daljen e saj në skenë, por edhe një bluzë të cilën ajo do ta mbajë veshur atë ditë. “Përshëndetje të gjithëve! Jam shumë e lumtur që do të jem me ju në 10-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës në Prishtinë.
Kjo është një bluzë të cilën e kam dizejnuar për këtë rast dhe shpresoj të mbetet një kujtim i mirë për të gjithë ne. Ju dua, Rita”, shkruan këngëtarja në postimin e fundit në Instagramin e saj.
Me shumë siguri, logon që ka zgjedhur Rita për 10-vjetor, më 17 shkurt, në shesh, do ta shohim të veshur edhe nga shumë adhurues të saj.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





