







Policia greke në Athinë, ka shkatërruar një grup kriminal të përfshirë në shpërndarje droge, duke vënë në pranga katër shqiptarë.
Operacioni u zhvillua në ditët e fundit të janarit, por këtë të mërkurë policia e Athinës, ka publikuar identitetet dhe fotografitë e të dyshuarve.
Të arrestuarit e 22 janarit janë Fatjon Habibaj 33 vjeç, Devis Nikolli 24 vjeç, Rando Hodollari, 27 vjeç dhe Spartak Zene 30 vjeç.
Ata akuzohen se prej më se një viti, të drejtuar nga Hodollari, ishin të përfshirë në trafikimin dhe shpërndarjen e lëndëve narkotike.
Më konkretisht gjatë kontrollit të ushtruar në shtatë banesa, u gjetën dhe sekuestruan 105 kg e marijuanë, 12 mijë e 302 euro, 500 lekë të reja, 4 peshore elektronike, 26 celularë, 3 makina, 3 motorë, një pistoletë dhe një thikë.
Mësohet se kreu i grupit Hodollari, rezultonte person në kërkim, pasi autoritetet greke e kishin dënuar me 10 vite burg për trafik droge.
Krahas shqiptarëve, janë arrestuar edhe tre shtetas grek, Drongiti Theodorakopoulou 28 vjeç, Jorgo Arvaniti 26 vjeç dhe Trendafilia Gjeorgjiadhi 22 vjeçe. /a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





