Transmetuar më 14-02-2018, 12:56

Për pjesën më të madhe të njerëzve Dita e Shën Valentinit do të thotë blerja e një kutie në formë zemre me çokollata për partnerin, një kartolinë apo një arush të madh.

Por një studente nga Bangkok, Tajlandë kishte një ide gjeniale për të surprizuar të dashurin e saj për ditëlindje dhe Shën Valentin me një buqetë të madhe të realizuar me para.

Pilaslak Puenchoke nuk dinte çfarë dhurate ti bënte partnerit të saj Tua, ditëlindja e të cilit po afronte vetëm disa ditë para Shën Valentin. Ky i fundit i kërkoi një ‘dhuratë burrërore’ për të dyja rastet.

20 vjeçarja formoi buqetën me 3 155 dollarë. Ajo shihet në video ndërsa vrapon dhe suprizon të dashurin në një restorant mbrëmjen e së mërkurës, duke i kërkuar muzikantit që ti vendoste këngën e ditëlindjes kur hyri.

“Kjo ishte një surprizë e madhe për të dashurin tim. Ai tha se nuk ishte shumë i interesuar për dhurata të shtrenjta, apo gjëra të dashura. Por ai thjesht ishte i sjellshëm. Kështu që unë doja t’i tregoja atij se sa i veçantë është për mua”, tha Pilaslak.

Më tej ajo shtoi: “Miqtë e tij mbetën të impresionuar. Unë mendoj se do të donin që të dashurat e tyre t’u jepnin një dhuratë të ngjashme. Ata thanë se unë jam e dashura më e mirë”./b.l/noa.al/