Transmetuar më 14-02-2018, 12:07

Dita e Shën Valentinit është dedikuar vetëm për të marrë dhurata të ndryshme nga partnerët e zemrës.

Ndonjëherë angazhimet e shumta gjatë ditës të bëjnë që të gjendesh i papërgatitur për Shën Valentinin. 

Meqë jemi në ditën e festës, dhe nëse ju s’keni vendosur akoma për dhuratën, dyqani i famshëm Subway në Irlandë ka njoftuar se do japë falas sanduiçë për të gjithë në ditën e dashurisë, bazuar në suksesin që kishin vitin e kaluar. 

Por nuk është një ditë shumë e lumtur për beqarët pasi duhet të paguajnë një pije, për të marrë një sanduic falas.

E njëjta gjë do funksionojë dhe për çiftet, por ata do paguajnë vetëm për një person. Mjafton që të shkoni në dyqan nga ora 11 e mëngjesit deri në 7 të pasdites dhe të porosisni një sanduiç, ndërkohë që tjetrin e merrni falas kur të dëshironi.

Gjithashtu 14 shkurti cilësohet si Dita e Vlerësimit të Klientit, të gjithë ata që shkojnë në dyqan për Shën Valentin do marrin dy kupona, të cilat mund ti përdorin nga 15 shkurti-15 mars.