Transmetuar më 13-02-2018, 22:31

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka zbuluar detaje nga takimi me ish-presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, George W. Bush, gjatë vizitës së këtij të fundit në Shqipëri.

Berisha tregoi bisedën që kishte bërë me Bushin për çështjen e Kosovës asokohe.

“Momenti që dua të ndalem ishte vizita e presidentit Bush dhe takimi me të në zyrën time, në të cilën ai, në prani të delegacionit tonë dhe delagacionit të tyre më kërkon ti thoja cilat ishin mendimet e mia mbi Kosovën dhe rajonin”, ka thënë Berisha në TVSH.

“Bush mu drejtua haptaz duke më thënë si mendon, kur mendon ti për pavarësinë e Kosovës. Unë i thashë se vetëm pavarësia është zgjidhja dhe ja shpjegova. Pastaj mu kthye dhe më tha: kur thua ti’ Kur më tha kur thua ti, ç’është e vërteta anëtarët e delegacionit të tij u shtangën dhe po më shihnin….”, ka treguar Berisha.

Ish-udhëheqësi shqiptar ka treguar edhe se çfarë i kishte thënë Amerika, rusëve, për Kosovën.

“Jo me Rusinë e kishin zgjidhur ata. I kishte thënë në Berlin “Vladimir, Kosova do bëhet e pavarur, e kuptoj që ti sdo por Kosova do bëhet.” Por ai më pyet dhe më thotë kur. Ata menduan se unë do i thoja pas dy javësh dhe ra një heshtje e madhe. Unë i them: Zoti president, meqë ju e keni ndarë mëndjen unë u them që të merrni gjithë kohën që ju duhet për të arritur në një ujdi sa më të madhe të mundshme me partnerët sepse pjesën tjetër, pra udhëheqjen e Kosovës ata me këtë do jenë jashtëzakonisht mirënjohës kur t’i informojë, dhe ai më tha do ti informosh sa më shpejt. Ai e tha pastaj dhe në konferencë shtypi”.

Berisha ka folur edhe për takimin e zhvilluar shumë vite më parë me ish-presidentin George H.W. Bush, babain e George W. Bush.

“Gjatë takimit me babain e George Bush biseda është filluar jo me Shqipërinë por me Kosovën. Ai mori një atlas ku u ul dhe pastaj më tha më fol pak tani për Kosovës dhe hapi atlasin dhe gjeti Kosovën në hartë”, ka treguar Berisha.