Transmetuar më 13-02-2018, 14:25

Një foshnjë e sapolindur ka humbur jetën në maternitetin “Koço Glozheni” në Tiranë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur gjatë ditës së djeshme, e hënë, ku në maternitet, kanë shkuar në gjendje të rëndë, 40-vjeçarja V.K., banues në Tiranë, me foshnjën dy javëshe.

Mësohet se foshnja ka lindur në kushtet e shtëpisë dhe vdiq në maternitet kurse nëna është në gjendje të rëndë.

Nga veprimet paraprake kryera rezulton se V.K., vuan nga çrregullime mendore.

Për shkak të natyrës delikate të çështjes, por edhe për shkak të gjendjes së gruas, nuk bëhen me dije detaje të tjera.

Ndërkohë materialet iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për vlerësim të mëtejshëm. /a.y/noa.al