Transmetuar më 13-02-2018, 09:43

Një aksident i rëndë është shënuar në orët e para të mëngjesit të sotëm në autostradën Tiranë-Durrësit.

Mësohet se në afërsi të zonës së Sukthit, një makinë tip BMW X5, ka përfunduar e përmbysur.

Si pasojë e këtij aksidenti ka mbetur i plagosur drejtuesi i makinës, i cili është dërguar në spital.

Nga të dhënat e para bëhet me dije se aksidenti ka ndodhur si pasojë e lagështisë në rrugë, por edhe shpejtësisë së madhe të mjetit.

Fatmirësisht bëhet me dije se i aksidentuari, ndodhet jashtë rrezikut për jetën. /a.y/noa.al