Transmetuar më 13-02-2018, 08:09

Për një rastësi të vërtetë, për disa ditë, një person u bë pa e ditur, njeriu më i pasur i të gjithë planetit.

Fati i pazakontë i trokiti një qytetari belg nga Dinant, Luc Mahieux, i cili zbuloi se dikush të mërkurën kishte hedhur në kartën e tij Visa, një shifër çmendurisht të lartë, mbi 2 mijë miliardë euro.

Por ndjesia e çuditshme e të qenit njeriu më i pasur në botë i të gjitha kohërave, zgjati vetëm pesë ditë, deri kur banka anuloi shumën.

“Mendova se të gjithë problemet e mia do merrnin fund”, tha për rrjetin lokal ‘MaTele’, Luc Mahieux, i cili punon si asistent në parlament, shkruan noa.al.

Teknikët e mashtrimit, nuk dinë të shpjegojnë se si një shumë e tillë mbërriti në llogarinë e Luc dhe as se nga ku. /a.y/noa.al